Rreth produktit
Avokado dallon nga pemët tjera sepse në vend të sheqerit përmban yndyrna të shëndetshme. Varieteti Hass, me lëkurë të ashpër që errësohet kur piqet, është më i kërkuari.
Vlerat ushqyese
Yndyrna të pangopura, fibra, kalium, vitaminë K dhe folate.
Si ta zgjidhni
I gatshmi lëshon pak kur shtypet në pëllëmbë. Nëse është shumë i butë, tuli ka filluar të nxihet.
Si ta ruani
I forti piqet për 3–5 ditë jashtë frigoriferit. Gjysmën e prerë lyejeni me limon dhe mbulojeni.
Në kuzhinë
Në bukë të thekur, guacamole, sallata, sushi dhe smoothie.
Vlerat ushqyese janë të përafërta dhe ndryshojnë sipas varietetit dhe pjekurisë.