Më shumë se kompani – një familje
Punojmë me pasion që ushqimi i freskët e i shëndetshëm të jetë i afërt për secilin.
Nga një arkë mollësh te 63 produkte
Fresh Boxx është kompani që merret me prodhimin dhe furnizimin e pemëve dhe perimeve të freskëta, duke sjellë pasurinë e natyrës drejtpërdrejt në tavolinën tuaj.
Ne besojmë në fuqinë e ushqimit të shëndetshëm dhe në cilësinë e lartë. Prandaj punojmë me kujdes dhe përkushtim që klientëve tanë t'u ofrojmë një përzgjedhje të gjerë e të pasur produktesh – në çdo stinë të vitit.
Çka na bën të dallueshëm është marrëdhënia jonë e ngushtë me fermerët dhe bujqësinë vendore. I njohim me emër njerëzit që e kultivojnë mallin tonë, dhe kjo ndihet në shije.


Çka nuk e negociojmë
Freskia
Kujdesemi për produktin në çdo hap – kultivim, vjelje, ruajtje dhe transport.
Cilësia
Çdo arkë sortohet dhe kontrollohet para se të niset. Çka nuk e kalon kontrollin, nuk del nga depoja.
Partneriteti
Rritemi bashkë me fermerët dhe me klientët tanë. Fjala e dhënë për ne është kontratë.
Inovacioni
Jemi të përkushtuar ndaj inovacionit dhe zgjerimit të vazhdueshëm të portofolit të produkteve.
Punojmë me pasion, shesim me ndërgjegje.
Ekipi i Fresh Boxx

Toka e Kosovës ka shije
Speci i Krushës, rrushi i Rahovecit, patatja e Podujevës, mjedra e Shtërpcës – vendi ynë prodhon gjëra të jashtëzakonshme.
Kur është sezoni, përparësi i japim gjithmonë produktit vendor. Kur nuk është, sjellim mall të përzgjedhur nga furnitorë të besueshëm, që raftet tuaja të mos mbesin kurrë bosh.
- Prodhime bujqësore të qëndrueshme
- Rrjet logjistik që e ruan freskinë
- Çmime korrekte për fermerin dhe për blerësin
Keni nevojë për furnizim të rregullt?
Na tregoni çka ju duhet dhe sa shpesh – ne përgatisim ofertën dhe e sjellim mallin të freskët te dera juaj.