
20 vite eksperiencë
Freski që shihet, shije që mbahet mend.
Pemë dhe perime të freskëta, të zgjedhura me dorë çdo ditë – drejt e në tavolinën, dyqanin dhe restorantin tuaj.



Nga molla e Kosovës te mangoja tropikale, nga domatja e fushës te brokoli – gjithçka që kërkon kuzhina juaj, gjatë gjithë vitit.


Fresh Boxx merret me prodhimin dhe furnizimin e pemëve dhe perimeve të freskëta. Për ne, çdo frut dhe çdo perime është përfaqësues i pasurisë së natyrës, që sjell shëndet dhe shije në tavolinën tuaj.
Pemë stinore
Vendore
Mollë krokante dhe plot lëng nga pemishtet e Kosovës – Ajdared, Golden, Gala dhe Granny Smith, të ruajtura në dhoma ftohëse gjatë gjithë vitit.
Manaferra
Vendore
Luleshtrydhe (dredhëza) të kuqe e aromatike nga serrat dhe fushat vendore, të vjela në mëngjes.
Pemë stinore
Vendore & import
Rrush i bardhë dhe i zi nga vreshtat e Rahovecit dhe më gjerë – kokrra të plota, të ëmbla e të freskëta.
Agrume
Import
Portokaj me lëng të bollshëm për shtrydhje dhe për tavolinë, nga furnitorë të përzgjedhur të Mesdheut.
Perime frutore
Vendore
Domate të kuqe e mishtore nga fushat dhe serrat vendore – me shijen e vërtetë të domates së pjekur në diell.
Perime frutore
Vendore
Speca të kuq, të verdhë e të gjelbër – Somborka, Babura dhe Kurtovka të njohura të Kosovës, për mbushje, pjekje dhe ajvar.
Rrënjore & qepore
Vendore
Patate të Kosovës – të bardha e të kuqe, për skuqje, pjekje dhe pure. Në thasë dhe me shumicë.
Lakrore
Vendore & import
Brokoli i gjelbër i errët, i pasur me vitamina – i zier në avull ruan krejt vlerat.
Nga fusha, drejt e në tavolinën tuaj.
Më pak ndërmjetës, më shumë freski.
Malli vjen çdo ditë dhe del po atë ditë. Nuk shesim atë që nuk do ta hanim vetë.
Punojmë drejtpërdrejt me prodhuesit e Kosovës dhe përkrahim bujqësinë vendore.
Dhoma ftohëse dhe transport i përshtatur, që produkti të mbetet siç u vol.
Furnizim i rregullt për markete, restorante, hotele dhe institucione – në kohën e duhur.
Na tregoni çka ju duhet dhe sa shpesh – ne përgatisim ofertën dhe e sjellim mallin të freskët te dera juaj.