Rreth produktit
Domatja është perimja më e shitur te ne. Nga serrat vendore vjen që në pranverë, kurse domatja e fushës, më mishtore dhe më aromatike, arrin në mes të verës.
Vlerat ushqyese
Burimi kryesor i likopenit, me vitaminë C dhe kalium. Likopeni përthithet më mirë kur domatja gatuhet me pak vaj.
Si ta zgjidhni
E rëndë, me ngjyrë të njëtrajtshme dhe me erë të fortë te bishti. Domatja pa erë zakonisht është edhe pa shije.
Si ta ruani
Jashtë frigoriferit, larg diellit. I ftohti ia prish strukturën dhe aromën.
Në kuzhinë
Sallatë, salcë, supë, e pjekur, e mbushur, në turshi dhe për ajvar e pinxhur.
Vlerat ushqyese janë të përafërta dhe ndryshojnë sipas varietetit dhe pjekurisë.