Nga fara deri te rafti juaj
Një partner i vetëm për krejt zinxhirin: prodhim, përpunim, paketim dhe furnizim.
Katër shërbime, një standard
Fabrika jonë e modernizuar është e pajisur për përpunimin dhe paketimin e pemëve dhe perimeve, duke e ruajtur freskinë dhe integritetin e tyre në çdo hap.
Prodhimi
Prodhim i pemëve dhe perimeve të freskëta, në bashkëpunim me fermerë vendorë.
Përpunimi dhe paketimi
Larje, sortim sipas madhësisë dhe paketim në arka, rrjeta, tabaka ose sipas kërkesës suaj.
Distribuimi dhe furnizimi
Dërgesa të rregullta me shumicë dhe pakicë në gjithë territorin e Kosovës.
Hulumtim dhe zhvillim
Kërkojmë vazhdimisht varietete e produkte të reja, që oferta jonë të rritet bashkë me tregun.
Rruga e një domateje
Vjelja
Produkti vilet në pjekurinë e duhur, herët në mëngjes, kur është më i freskët.
Sortimi
Çdo kokërr kontrollohet. Ndahet sipas klasës, madhësisë dhe ngjyrës.
Ftohja dhe paketimi
Paketohet dhe ruhet në dhoma ftohëse, në temperaturën që i përshtatet secilit produkt.
Dërgesa
Niset drejt jush me transport të përshtatur dhe mbërrin në orarin e dakorduar.
Freskia nuk pret. As ne.


Zgjidhje për çdo lloj blerësi
- Markete dhe dyqane – furnizim ditor me asortiment të plotë.
- Restorante, hotele dhe kafiteri – porosi të sakta, sipas menysë suaj.
- Institucione dhe kuzhina kolektive – sasi të mëdha, cilësi e njëjtë.
- Përpunues dhe tregtarë me shumicë – mall i sortuar, në paleta.
- Familje – arka me pemë e perime të freskëta për shtëpinë.