Rreth produktit
Shalqiri përbëhet mbi 90% nga uji, prandaj është fruti më freskues i verës. Në treg vjen fillimisht nga importi, e pastaj nga fushat vendore.
Vlerat ushqyese
Shumë pak kalori, me vitaminë C, vitaminë A dhe likopen – i njëjti pigment që gjendet te domatja.
Si ta zgjidhni
Njolla ku ka prekur tokën duhet të jetë e verdhë, jo e bardhë. Kur e trokitni, shalqiri i pjekur jep zë të thellë.
Si ta ruani
I plotë mban një deri në dy javë në vend të freskët. I prerë, i mbështjellë, në frigorifer 3–4 ditë.
Në kuzhinë
I freskët, në sallatë me djathë të bardhë dhe nenexhik, në lëngje dhe akullore.
Vlerat ushqyese janë të përafërta dhe ndryshojnë sipas varietetit dhe pjekurisë.