Rreth produktit
Dardha vilet pak para se të piqet plotësisht dhe e përfundon pjekjen pas vjeljes. Kjo e bën të përshtatshme për transport, por kërkon pak durim në shtëpi. Varietetet më të njohura te ne janë Viljamovka dhe Abate Fetel.
Vlerat ushqyese
Burim i mirë i fibrave, me vitaminë C dhe kalium. Është ndër pemët që tretet lehtë dhe rrallë shkakton alergji.
Si ta zgjidhni
Shtypeni lehtë afër bishtit: nëse lëshon pak, dardha është gati për t'u ngrënë. Lëkura mund të ketë njolla ngjyrë kafe, që nuk e prishin shijen.
Si ta ruani
Dardhat e forta lërini në temperaturë dhome 2–4 ditë që të piqen, pastaj kalojini në frigorifer.
Në kuzhinë
E freskët, me djathëra dhe arra, e zier në verë ose shurup, në torta dhe në reçel.
Vlerat ushqyese janë të përafërta dhe ndryshojnë sipas varietetit dhe pjekurisë.