Rreth produktit
Portokalli vjen nga vendet e Mesdheut dhe sezoni i tij kryesor është dimri. Disa varietete janë më të mira për shtrydhje, të tjerat për tavolinë – na tregoni për çka ju duhen.
Vlerat ushqyese
Një portokall mesatar mbulon pjesën më të madhe të nevojës ditore për vitaminë C. Ka edhe folate dhe fibra.
Si ta zgjidhni
Zgjidhni kokrra të rënda me lëkurë të hollë e të lëmuar. Ngjyra nuk është tregues i sigurt i pjekurisë.
Si ta ruani
Në temperaturë dhome rreth një javë, në frigorifer deri në tri javë.
Në kuzhinë
I freskët, lëng i shtrydhur, në sallata, marmelatë, ëmbëlsira dhe salca.
Vlerat ushqyese janë të përafërta dhe ndryshojnë sipas varietetit dhe pjekurisë.