Rreth produktit
Hurma (kaki) vjen në fund të vjeshtës, kur pemët tjera kanë mbaruar. Varietetet klasike duhet të zbuten plotësisht para se të hahen, ndërsa ato të tipit Persimon hahen të forta, si molla.
Vlerat ushqyese
Përmban shumë vitaminë A, vitaminë C dhe fibra.
Si ta zgjidhni
Lëkura duhet të jetë portokalli e ndezur dhe e shndritshme. Hurma klasike është gati kur bëhet e butë si xhelatinë.
Si ta ruani
Të fortat lërini jashtë derisa të piqen. Të pjekurat mbajini në frigorifer dhe hajini shpejt.
Në kuzhinë
E freskët me lugë, në smoothie, në sallata dimri dhe në ëmbëlsira.
Vlerat ushqyese janë të përafërta dhe ndryshojnë sipas varietetit dhe pjekurisë.