Rreth produktit
Ftoi është fryt i vjeshtës që dikur mbahej mbi dollap për ta mbushur shtëpinë me erë. I freskët është i fortë dhe i athët, por me zierje bëhet i butë, i ëmbël dhe merr ngjyrë të kuqërremtë.
Vlerat ushqyese
Përmban shumë pektinë, vitaminë C dhe fibra. Pektina është arsyeja pse reçeli i ftoit trashet vetë.
Si ta zgjidhni
Zgjidhni ftonj të verdhë, pa pjesë të gjelbra, të rëndë dhe me erë të fortë.
Si ta ruani
Në vend të freskët mban disa javë. Mos e mbani pranë produkteve tjera, sepse ua jep erën.
Në kuzhinë
Reçel, pelte, komposto, i pjekur në furrë me mjaltë dhe në gjellë me mish.
Vlerat ushqyese janë të përafërta dhe ndryshojnë sipas varietetit dhe pjekurisë.