Rreth produktit
Masivi i gështenjave në Deçan dhe rrethinë është ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Gështenja dallon nga arrorët tjerë: ka pak yndyrë dhe shumë amidon, prandaj shija i ngjan më shumë patates së ëmbël.
Vlerat ushqyese
Karbohidrate komplekse, fibra, vitaminë C dhe kalium, me shumë pak yndyrë.
Si ta zgjidhni
Kokrra të rënda, me lëvore të shndritshme e të tendosur. Hidhini në ujë: ato që notojnë janë të zbrazëta.
Si ta ruani
Në frigorifer 2–3 javë. Janë produkt i freskët dhe thahen shpejt në temperaturë dhome.
Në kuzhinë
Të pjekura në zjarr ose furrë, të ziera, në pure, mbushje për mish dhe ëmbëlsira.
Vlerat ushqyese janë të përafërta dhe ndryshojnë sipas varietetit dhe pjekurisë.